Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë në vend.
Kështu të paktën ka konsideruar komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo. “Në Kosovë çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar komandanti i KFOR-it.
Mirëpo, njëjtë po mendojnë edhe ekspertët e sigurisë. Analisti, Burim Ramadani ka thënë se Kosova është duke u përballur me disa sfida të cilat duhet të tejkalohen. “Ndikimi rus, ideologjia ektremisite dhe Serbia janë sfidat kryesore të sigurisë së Kosovës”, është shprehur ai për “Indeksonline”.
Më tej, Ramadani ka shtuar se Kosova nuk duhet që assesi të ketë luhatje nga ana perëndimore dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova nuk duhet të luhatet nga orientimi perëndimor dhe partneriteti me SHBA-nē. Kjo është alternativa strategjike që ka Kosova”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se demokratizimi i institucioneve dhe shoqërisë është kundërpërgjigja më e mirë afatgjate.
Ndërsa, analisti tjetër, Avni Islami thotë se deklarata e komandantit të KFOR-it nuk është befasi sepse ajo vetëm ripërsërit ndikimet Ruse në Kosovë.
“Deklarata e Komandantit të KFOR it nuk është befasi sepse ajo vetëm është ripërsërit mbi ndikimet Ruse ne Kosove. Sa u përket te kthyerve nga luftërat nga Siria është problem ne veti dhe nuk do te duhej një krahasim mes këtyre të dyve. Aktualisht Kosova rrezikohet nga Serbia dhe aleatet e saj por qe nuk duhet te neglizhohen edhe grupet xhihadiste e te cilat është me lehtë të mbahen nën kontrolle”, ka thënë Islami.
Sipas tij, Influenca Ruse ka dal në sipërfaqe, ajo tani është prezentë në të gjitha zonat ku ajo mendon se i preken interesat e saj por edhe ne ato vende dhe pozita ku po përpiqet qe ti fus ne zonë të interesit te vet.
Në fund, Islami ka theksuar se me institucionet e dobëta të Kosovës do të dobësohet ndikimi i perëndimit dhe miqve tanë tradicional.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...