Ish-raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty, tash e 16 muaj po jeton nën mbrojtje të lartë në Zvicër, për shkak të kërcënimeve që ka marrë. Kështu po raportojnë mediat zvicerane pas një hulumtimi, sipas të cilit, Marty u kërcënua me vdekje nga shërbime të inteligjencës serbe, që kishin për qëllim t’ia linin fajin Kosovës.
Lidhur me këtë, Hisen Berisha, në “RTK Prime”, tha se është befasi se si i ka shpëtuar ai këtij plani serb. Shërbimi i fshehtë serb ka bërë më së shumëti vrasje të fshehta, atentate ndaj atyre që i ka konsideruar të rrezikshëm për ta.
“Serbia e Jugosllavia kanë qenë të njohura për aksione të tilla, por ka qenë vështirë të zbuloheshin, ndërsa tani është shumë ma lehtë të zbulohen. Kërcënimi i Marty-t në ditën kur po arrestoheshin liderët e luftës, nuk është e rastit, qëllimi ka qenë që ta vrasin dhe që ta fajësojnë palën shqiptare”, tha ai.
Berisha tha se është mirë që Dick Marty të sqaronte se pse po bëhet një veprim i tillë.
Ndërsa Artan Qerkini, avokat, tha se dëshmia e Dick Marty-t tani, në këto rrethana, është shumë e rëndësishme.
“Raporti i Dick Marty-t është juridiksion lëndor. Juridiksioni lëndor bazohet vetëm në raportin e tij… Bumerang është juridiksioni lëndor, ku mund të vërtetohet se potencialisht është e pasaktë, pra raporti i Dick Martyt është i pasaktë dhe prandaj është një veprim i tillë”, tha ai.
“Prokuroria zvicerane duhet ta kontrollojë këtë rast, nëse ka ndonjë motiv tjetër, përveç atij që dyshohet si kërcënim për vrasje nga ana shqiptare, apo e dikujt tjetër”, tha, pos tjerash, Qerkini.
Ai shtoi se Dick Marty ka obligim moral të dëshmojë se raporti i tij është i trilluar, ndonëse trafikimi i organeve nuk është pjesë e akuzës.
Edhe Fadil Kajtazi, ekspert i Sigurisë, foli për metodat e zbatimit të vrasjeve të fshehta ndaj njerëzve, të cilët Serbia i ka konsideruar të rrezikshëm për shtetin e tyre.
Ndërsa u shfaq storja, ku paraqitej qartë tentimi i Serbisë për të blerë njerëzit për të dëshmuar rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së, Kajtazi u shpreh se lirimi i personave të arrestuar është lëshim. Ai që ka vendosur t’i lirojë ata, do të duhej arrestuar. Kjo, shton Kajtazi, është dëshmi për fuqinë e inteligjencës serbe këtu në Kosovë.
“Edhe më herët Serbia ka bërë aksione të tilla, më 1913, 1920, pastaj 1945, e kështu me radhë deri me tani. Gjithmonë ka inskenuar raste për acarim të situatës, për të paraqitur shqiptarët si destabilizues”, tha, pos tjerash, ai.
Ndryshe, raporti i Martyt i përpiluar në vitin 2010, të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, në të cilin kishte shkruar për siç tha ai, krimet e kryera nga UÇK-ja. Madje, ky raport ishte marrë për bazë që të themelohej Gjykata Speciale në Hagë, e cila po vazhdon proceset kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...