Javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim liderët e partive politike, më datë 31 korrik. Këtë takim Osmani e ka thirrur për konsultime rreth datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK.
Profesorë universitarë po konsiderojnë se ftesa e presidentes Osmani është brenda afateve ligjore për zgjedhje të rregullta.
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani të mërkurën pritet të mbahet takimi me liderët e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Profesorët universitarë po konsiderojnë se ky veprim është brenda afatit ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në vend.
“Prandaj jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore dhe nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje të jashtëzakonshme përveçse nëse bëjnë diçka siç dinë të bëjnë subjektet dhe klasa politike që 25 vjet edhe të mos i respektojnë afatet kushtetuese dhe ligjore”, tha për RTK Mazllum Baraliu profesor universitar.
“Mendoj që hapësira është e kufizuar se kur do të mund të caktohet një datë e tillë sepse sipas kalendarit bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Parlamentare, periudha kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme të rregullta është diku 26 janar deri më 16 shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Basri Muja profesor i Shkencave Politike.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur parapërgatitjet për procesin zgjedhor.
“Është edhe harmonizimi i akteve nënligjore apo rregulloreve zgjedhore me ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme i cili është miratuar në vitin 2023 nga Kuvendi i Kosovës si dhe është në përfundim e sipër zhvillimi i softuerit të KQZ-së, i cili zhvillohet me ndihmën e OSBE-së dhe ka për qëllim të operacionalizojë, të digjitalizojë shumë nga operacionet e procesit zgjedhor”, tha Valmir Elezi zëdhënës në KQZ.
Zgjedhjet e fundit nacionale në Republikën e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës