Me rastin e Ditës së Eksodit, 15 Prillit, 18 vjetorit të përkujtimit tragjik të përndjekjes së popullatës shqiptare nga Kosova, Këshilli Organizativ i OJQ “Eksodi’99”, në Mitrovicë, ka uruar që historia e hidhur nga e kaluara kur mos të përsëritet.
Dega e kësaj shkoqate, nëpërmjet një komunikate iu ka drejtuar të gjithë eksoduesve, institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës
“Urojmë që uniteti, toleranca, mirëkuptimi, lumturia dhe dashuria kombëtare të mbizotëroj në rrugën historike të forcimit të shtetit dhe integrimit evropian. Njëkohësisht urojmë që historia e hidhur nga e kaluara kur mos të përsëritet.”
Këshilli Organizativ i Mitrovicës, OJQ “Eksodi’99” – Mitrovicë, pas gjashtë viteve heshtje dhe veprimeve të Këshillit Organizativ të Xërxës si i vetëm në emër të OJQ “Eksodi’99” dhe anashkalimit të Këshillit Organizativ të Mitrovicës, së shpejti do të dalë me komunikatë për ta informuar opinionin për problemet e brendshme dhe strategjinë e veprimtarisë së mëtutjeshme të Këshillit Organizativë të Mitrovicës si bartës dhe nismëtar i përkujtimit të dëbimit tragjik të popullatës nga Kosova të vitit 1999.
Tutje ata në komunikatë thonë se Këshilli organizativ i Mitrovicës me anëtarët e vet kanë qenë dhe do mbetën në mbrojtjen dhe ruajtjen e kultivimit të vlerave pozitive kombëtare dhe ato të shoqërisë civile në Kosovë./
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan