Mjekët kosovarë janë bërë cak i partive politike në vend gjatë këtij muaji.
Kur po zhvillohet muaji elektoral para zgjedhjeve të muajit tetor, shumë mjekë janë prezantuar si aderime në parti politike, shkruan Gazeta Shneta.
E, i fundit që i është bashkuar këtij ‘trendi’ është mjeku i njohur nga Gjilani, Dr. Milaim Kosumi.
Kirurgu gjilanas ka vendosur t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate, dega në Gjilan. Njoftimin e ka dhënë dega e Nismës.
“Doktori i Kirurgjisë Z. Milaim Kosumi është aderimi më i ri në Degën e Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Dr. Kosumi është shembulli më i mirë se si intelektual dhe profesionist të fushave të ndryshme po bashkohën për të kontribuar në realizimin e programit te NSD dhe do të jetë një vlerë e shtuar në Degen e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e degës së Nismës në Gjilan.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...