Google ADS

EKSLUZIVE/ Flet për Arbresh.info djali i kosovarit të arrestuar në Merdarë: Babi im nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës

09:58 | 2 Qershor 2024
E.H

Tefik Mustafa është arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe në Merdarë me pretendimin se ka kryer ‘krime lufte’ gjatë luftës në Kosovë.

Djali i tij, Qemal Mustafa në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se gjatë kohës së luftës babi i tij nuk ka qenë në Kosovë.

Mustafa tregoi se Tefik Mustafa që nga viti 1997 ka emigruar për në Gjermani dhe disa herë ai ka punuar edhe në Slloveni.

Ai është arrestuar rreth orës 05:30 ndërsa rreth orës 23:40 Mustafa tha se babi i tij e ka telefonuar vëllain për t’u treguar se është arrestuar dhe po dërgohet nga stacioni policor në Kushumli në Beograd.

“Babi nuk ka qenë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Prej vitit 1997 ka emigru jashtë vendit, në Gjermani. Nuk ka të bëjë me realitetin aspak me atë që po e akuzojnë. Pre ’97-tës, babi është jashtë duke punu, tash është në pension. Babi është arrestu në pikën kufitare, prej pikës kufitare e kanë dërgu në stacionin policor në Kushumli. Kur ka mbërri e ka thirr vëllain dhe i tregon që e kanë arrestu në Kushumli”, tha Mustafa për Arbresh.info.

Mustafa tregoi se policia serbe e kanë detyruar babin e tij të flas serbisht me vëllain e tij për të kuptuar se çfarë është duke folur.

“Prej burgut e ka thirr vëllain e ka dhanë këtë informatë. Diku ka ora 23:40. Babi e ka thirr vëllain me një telefon të Serbisë, kanë qenë duke e transferuar prej Kushumlisë për në Beograd dhe e kanë shti me fol serbisht që me e dit ata çka është duke fol”, tha Mustafa.

Mes tjerash, Mustafa shtoi se babi i tij nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe policia serbe nuk e kanë lejuar t’i marr terapitë me vete në Beograd.

“Ka qenë me terapi, ka përdor tableta kundër tensionit, ka pas një operim vitin e kaluar në prostat, atij ja kanë ndal në Kushumli dhe ka dhimbje koke”.

Seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës mbahet të hënën nga ora 10:00./Arbresh.info

Lexo edhe:

Arrestohet një kosovar në Merdarë

Arrestohet një kosovar në Merdarë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme