Serbia e dirigjuar nga Rusia po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të arritur ta destabilizojnë gjithë Ballkanin.
Në ndihmë për ta destabilizuar Ballkanin, Rusisë po i vjen Aleksandër Vuciq përmes politikanit kontrovers serb nga Kosova, Zoran Milojeviq, i njohur ndryshe si “Zhela”.
Burime të shërbimeve të besueshme ndërkombëtare për Arbresh.info, bëjnë të ditur se “Zhela” bashkë me djalin e tij Aleksandar Milojeviq, që shihen në këtë fotografi kanë zhvilluar takime në Maqedoninë e Veriut javën e kaluar.
Zoran Milojeviq dhe djali i tij Aleksandar Milojeviq bashkë me krerë të Listës Serbe dhe ish-shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq
Por, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, Milojeviq me të birin kanë vënë ne shënjestër gjithë Ballkanin për të arritur planet e Rusisë dhe Vuciqit për destabilizim.
Ndërkohë, pikërisht sot, Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Zoran Milojeviq njeri i afërt i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq
Sipas tij, Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.
“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë Zelensky.
“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.
Sipas tij, Rusia është e interesuar që ndihma e vendeve perëndimore të shkojë në shumë drejtime.
“Kur doni të ndihmoni një vend ose filloni ta ndani atë ndihmë dhe vëmendje për shumë vende, pastaj ka shumë sfida, shumë sfida humanitare. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi për të treguar se ka diçka që nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve. Të shpallen zgjedhjet jokushtetuese. Të rrëzohet sërish qeveria aktuale. Të rrëzohet qeveria pro-evropiane”, ka thënë Zelensky.
Ndryshe, Zoran Milojeviq figuron si drejtor i MTS-së në dokumentet e regjistrimit, kompani kjo që nëse vërtetohet se. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit.
Ai njihet edhe me pseudonimin “Zelja” dhe deri para dy vjetësh ishte shef i MTS-së në Kosovë.
Ai është gjithashtu zyrtar në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe më parë ka qenë i punësuar në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...