Kanë kaluar 13 vjet që kur Ardita Zulfaj e mbijetuar e aksidentit të maturantëve të Malishevës në Fushë Arrëz të Pukës vazhdon të kërkojë dëmshpërblim nga autoritetet shqiptarë në Shqipëri, konkretisht nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, shkruan arbresh.info.
Zulfaj, thotë se pavarësisht që BShS-ja, i ka ofruar dëmshpërblim vetëm 600 euro ajo do të vazhdojë të kërkojë ende dëmshpërblimin që i takon, pasi që sipas saj kjo shumë nuk i mbulon as shpenzimet minimale të terapive që vazhdon t’i merr tash e sa kohë.
“BShS-ja , më ka ofruar 600 euro e për mua këto janë shumë pak duke marrë parasysh gjendjen time ku edhe sot e asaj dite vazhdoj të shërohem”, ka thënë ajo.
Zulfaj pretendon se i janë humbur edhe dokumentet nga një avokat nga Shqipëria, dokumente në të cilat është evidentuar ndërhyrja mjekësore nga një spital në Itali.
Ajo ka shpjeguar edhe mënyrën e dorëzimit të dokumenteve italiane të cilat i posedonte nga spitali, duke thënë se është pikërisht avokati Besnik Nikçi i cili i ka autorizuar që këto të fundit t’i dorëzohen avokatit në Shqipëri, Naim Isufi.
“Është Besnik Nikçi edhe ai na ka marr të gjitha dokumentet neve edhe na ka dërgu në BSSh ato dokumente , më vonë unë i kam dërgu edhe disa dokumente shtesë për të cilat edhe sot ankohem që nuk i kam. I kam dërguar me postë, avokati Besnik Nikçi më ka dhënë një adresë të avokatit Naim Isufit edhe unë i kam dërguar ato dokumente. Naim Isufi i ka marrë ato dokumente dhe më ka konfirmuar duke më thënë unë i posedoj dokumentet”, ka shpjeguar Zulfaj.
Por, që nga viti 2013 kur këto dokumente i ka dorëzuar te avokati NaimIsufi, ky i fundit përpos që ia ka konfirmuar që i ka pranuar dokumentet më nuk i përgjigjet asnjëherë.
“Në vitin 2013 i kam dorëzuar këto dokumente, por tash as Besnik Nikçi nuk po e dinë se ku janë dokumentet , unë kam qenë në Shqipëri në kompaninë për të cilin ata më kanë thënë që i kanë dorëzuar mirëpo aty nuk ka dokumente të mia .Unë e di sigurtë që ato dokumente i ka marr Naim Isufi edhe më prej asaj kohe nuk është paraqit’, ka thënë ajo.
Zulfaj, ka edhe një kërkesë ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurisë e po ashtu edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se ky rast duhet të zbardhet sa më shpejtë.
“Ne kërkojmë që të zbardhet rasti , me na dhënë neve një dëmshpërblim. Kërkoj nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të zbardh këtë rast dhe të na jipet neve ajo e cila na takon edhe më na dhënë dëmshpërblimin. Ju bëjë lutje, u bëjë apel të gjithëve e po ashtu edhe njëherë edhe Edi Ramës që këtë rast t’a merr më seriozisht sepse nuk është diçka e thjeshtë”, ka pohuar e mbijetuara e aksidentit.
Zulfaj, në këtë intervistë për arbresh.info ka folur edhe për përditshmërinë e saj, duke thënë se pavarësisht që ka përfunduar fakultetin vazhdon të jetë e papunë./arbresh.info/
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë në video:
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...