Google ADS

Ekskluzive: Të martën vjen në Prishtinë, Miroslav Lajcak

20:41 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

I emëruari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak të martën do të vijë në Prishtinë.

Kështu mëson portali arbresh.info nga burime brenda qeverisë.

Lajcak do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, ku pritet të diskutohet lidhur me rinisjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.

Në këtë takim Hoti do ta informojë të dërguarin lidhur me idenë e tij për dialogun dhe se do të jetë pikërisht ai që do t’i prijë delegacionit kosovar.

Ende nuk dihet nëse Lajcak do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, pasi që dihet që ai e kishte kundërshtuar emërimin e tij.

Këshilli i BE-së me 3 prill kishte emëruar Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme