EKSKLUZIVE| Suspendohet polici që plagosi me 11 plumba pas shpine dy persona në Mramor të Prishtinës

10:25 | 6 Maj 2022
S D

Burime të portalit arbresh.info bëjnë me dije se polici Sh.E, i përfshirën në incidentin e ndodhur në Mramor të Prishtinës ku mbetën të plagosur dy persona njëri me dy plumba dhe tjetri me nëntë është suspenduar nga puna, raporton arbresh.info.

Inspektorati Policor i Kosovës me datën 1 Maj 2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.

Polici në fjalë atë ditë ishte me shoqërinë e tij në një festë private, më pas dy viktimat ishin afruar kështu kishte filluar një përleshje verbale e që më pas ka eskalur në të shtëna me armë, ku polici Sh.E, nën ndikim të alkoolit kishte shtënë ndaj dy personave pas shpine me 11 plumba.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor i Kosovës

“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”, njofton IPK.

Lidhur me këtë çështje arbresh.info ka folur edhe me avokatin e viktimës Y.S, Asdren Hoxha i cili pati thënë se janë totalisht të pakënaqur me ecurinë e kësaj çështje nga ana e dikastereve të drejtësisë.

“Jemi të pakënaqur shumë me qasjen e institucioneve lidhur me këtë çështje. Ne vlerësojmë që së paku është dashur të zhvillohen hetimet për të dy palët në këtë çështje, e jo në mënyrë, për mendimin tonë, krejtësisht selektive dhe po vlerësojmë se po bëhet një shfajësim i policit, përkatësisht duke qëndrua Policia me Inspektoratin Policor në harmoni me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në dëm të të plagosurve,, e në favor të policit me arsyetimin se kinse ka vepruar në kuadër të mbrojtjes së nevojshme e që mbrojta e nevojshme është element i cili përjashton përgjegjësinë penale”, tha Hoxha.

Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Inspektoratin e Policisë së Kosovës për të konfirmuar suspendimin e policit Sh.E nga puna, akoma nuk ka marr përgjigjeje./S.D/arbresh.info/

15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT| Polici i cili në gjendje të dehur plagosi dy persona në festën e 1 Majit, nuk është arrestuar nga policia, Prokuroria në “gjumë”

15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme