Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi me 4 shtator u shpreh se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhen kryer.
“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, ishte deklarata e tij.
Por, kjo deklaratë i kushtoi edhe hyrjes së Kosovës në programin e VWP (Visa Waiver Program) dhe se qytetarët s’do kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arbresh.info, nga burimet brenda delegacionit mëson se pala kosovare dhe amerikane ishin marr vesh që kjo deklaratë mos të bëhet publike.
“Deklarata për heqjen e vizave nga Shtete e Bashkuar është diskutuar në takim. Por që kemi qenë të dakorduar që mos të bëhet publike deri në momentin kur vetë administrata e presidentit Trump ta bëjë atë. Se nuk do të bëhet publike kjo temë e diskutimit ka rënë dakord edhe vet shefi i qeverisë kosovare, Avdullah Hoti”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Se janë zotuar se nuk do të bëhen të gjitha temat publike e ka konfirmuar edhe vet Hoti gjatë së mërkurës në një konferencë për media kur është pyetur për heqjen e vizave nga ShBA-të.
“Nuk mund të komentojmë çështje që janë diskutuar brenda Shtëpisë së Bardhë. Unë jam shumë i rezervuar për të ruajtur çfarëdo diskrecioni të bisedave që kemi bërë, ju e keni parë marrëveshjen që kemi arritur, ajo është publike dhe ajo është zyrtare”, ka thënë Hoti, shkruan arbresh.info.
Si duket ministri i Drejtësisë nuk është dakorduar për këtë deklarim.
Për këtë kishte reaguar edhe i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke e përgënjeshtruar atë.
Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një reagim të Selimit, Grenell shprehet se ministri nuk po thotë të vërtetën.
“Nuk është e vërtetë”, shkruan i dërguar i Trump duke mohuar se SHBA do të heqë vizat për qytetarët e Kosovës dhe atyre të Serbisë.
Deklarata e pa matur e Ministrit u bë pas arritjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ku ndër të tjera ishte një nga pikat e paktit mes SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë.
Arbresh.info nga burimet brenda delegacionit e ka konfirmuar se një çështje e tillë do të diskutohet edhe në takimet e tjera me palën amerikane dhe se mund të ndodh në një afat jo të gjatë./arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku