Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar më 31 shtator të këtij viti në Bruksel në prani të shefes së BE-së për Politikë të Jashtmë dhe Siguri, Federica Mogherini.
Siç është raportuar, të dy presidentët dhe Mogherini kanë diskutuar rreth përgatitjeve të një ‘faze të re të dialogut’ dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Arbresh.info ka siguruar raportin e rishikimit të dialogut mes dy vendeve ku ndër të tjera thuhet se BE mund të dërgoj një mesazh në Beograd se duhet të lëviz më shpejt në drejtim të njohjes së Kosovës.
Raportin e ka hartuar David L. Phillips, Drejtor në Programin për Paqe dhe të Drejta të Njeriut në Institutin për të Drejta të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, me ndihmë të zyrtarëve qeveritarë nga Kosova e Serbia e po ashtu me ndihmën e anëtarëve të shoqërisë civile nga të dy vendet. Ndërkaq, zyrtarë nga OKB-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë prova.
Raporti flet edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ky është raporti i plotë:
Ky raport është i bazuar nga kërkimet në terren, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me burime nga zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia. Zyrtarë nga OKB-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë prova.
Universiteti i Kolumbisë është falënderues ndaj Florian Qehaja, nga Qendra Kosovare e Studimeve për Siguri, dhe Jelena Dzombic nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Ky raport është autorizuar nga David L. Phillips, drejtor i Programi për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, kurse Lindiwe Marie Knutson ka dhënë ndihmë në kërkim.
5 shtator 2017
Të dashur miq dhe kolegë
Rishikimi i dialogut Kosovë- Serbi, identifikon marrëveshjet dhe vlerëson progresin. I shqyrton problemet strategjike dhe ofron rekomandime në të dyja politikat.
Ky dialog është bërë për të ndërtuar stabilitet në një rajon të paqëndrueshëm. Gjithsesi dialogu është larguar nga pritshmëritë. Pa marrë parasysh hapat e vegjël që janë arritur, dialogu ka dështuar të rezultojë në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ka kaluar një dekadë thuajse nga pavarësia e Kosovës, dhe Kosova është njohur nga 114 shtete, gjithsesi progresi është bllokuar. Është koha për një dialog kuptimplotë, i cili thekson produktin e jo rezultatin e matshëm të procesit në krahasim me mundësitë.
Kosova është në udhëkryq. Qeveria e re duhet të jetë ajo që angazhohet për interesat e përbashkëta dhe jo përfitimet personale. Kosova duhet të demonstrojë që projekti shtetëror është duke u përmirësuar dhe që është shtet funksional.
Ngjashëm, liderët serbë duhet të ndjekin të njëjtën metodë. Duhet ta pranojnë që Kosova s’është më pjesë e territorit të tyre. Dhe në asnjë mënyrë Serbia nuk do të marrë përsëri kontroll. Ndarja nuk është opsion.
Raporti ofron një rrugë përpara. Është dërguar respektivisht në të dyja vendet përmes ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për të nxitur negociimet.
Sinqerisht
David L. Phillips
Drejtor në Programin për Paqe dhe të Drejta të Njeriut.
Instituti për të Drejta të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë
Përmbledhje ekzekutive
Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës me kusht që të arrihet një paqe e qëndrueshme.
Njohja e Kosovës është gurthemeli i një ujdie të madhe.
Normalizimi do të nënkuptontepërfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe paralelisht Kosova dhe Serbia do të punojnë për pranim në Bashkimin Evropian si dhe në OKB.
Serbia është e paduruar ndaj pritjes për t’iu bashkuar EU-së.
Për të zbutur shqetësimet e saj, vendet e BE-së mund të dërgojnë një mesazh në Beograd se BE do të lëviz më shpejt apo se Serbia do t’i përfundojë të gjithë kapitujt e kërkuar përfshirë edhe njohjen e Kosovës.
Raporti sugjeron një ndërmjetësim më efektiv nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë një rol më të fuqishëm të SHBA-ve. Gjithashtu ofron një udhërrëfyes për të përmirësuar çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.
Rishikimi i zbatimit
Dialogu Kosovë – Serbi ka të bëjë me çështjet teknike dhe politike po ashtu, dhe ka filluar në Bruksel në mars të vitit 2011.
23 marrëveshje janë arritur që nga marsi 2011 deri në mars të vitit 2012.
“Marrëveshja e parë e parimeve që drejtojnë normalizimin e marrëdhënieve, ” e njohur si “Marrëveshja e Brukselit” (e bërë me 19 prill 2013) dhe pohon një të ardhme evropiane për Kosovën dhe Serbinë.
Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, si dhe marrëveshjet teknike, u pakësuan kah fundi i vitit 2013 dhe në vitin 2014. Më vonë “Paketa e marrëveshjes së Brukselit” u miratua për të ringjallur dialogun Kosovë-Serbi (25 gusht 2015).
Veriu i Kosovës: Serbia ka penguar marrëveshjen për çmontimin e barrikadave në urën e Mitrovicës dhe të rivitalizimit të rrugës duke ndërtuar “Parkun e Paqes”.
Zhvillime pozitive
Kosova ka fituar kodin shtetëror (383) në 2016-ën, tri vite pasi marrëveshja për telekomunikacion është finalizuar. Librat e regjistrave janë kopjuar dhe më në fund janë dorëzuar. Kartat e identifikimit të lëshuara nga struktura paralele nuk janë më në shfrytëzim. Ka pasur reciprocitet në targat e regjistrimit të makinave. Kosova dhe Serbia kanë krijuar zyra ndërlidhëse në të dyja kryeqytetet në 2012-ën. Ka pasur angazhim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por janë penguar nga Serbia.
Rritja e dialogut
Raporti ofron strategji të reja, një formë të re për avancimin a dialogut, sidomos në fushën politike.
Çështje të tjera
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) për Serbinë tregon se “Serbia duhet të angazhohet në arritjen e marrëveshjeve të mëtejshme … me qëllim që gradualisht të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”. Çështjet kritike që nuk janë përfshirë aktualisht në Dialogun Kosovë-Serbi duhet të adresohen.
– Njerëzit e pagjetur: Një komision rajonal ndërshtetëror do të krijohet për të caktuar fatin e mbi 1,500 personave të zhdukur.
– Kompensimet: Të dyja anët kanë pretendime financiare. Raporti propozon një komision për identifikimin dhe vlerësimin e aseteve mes Kosovës dhe Serbisë.
– Integrimet: Duhet të bëhen përpjekje të intensifikuara që të gjithë serbët të integrohen në shoqërinë kosovare. Një pikë fokale do të vendoset në qeverinë e re të Kosovës. Të dyja palët duhet të integrojnë pakicat brenda shoqërive të tyre.
– Siguria: Policia e Kosovës dhe e Serbisë do të zgjerojnë kooperimin e tyre kundër krimit të organizuar dhe trafikimit. Raporti mbështet kalimin e ushtrisë së Kosovës nga FSK në ushtri, që më pas të anëtarësohet në NATO.
– Demarkacioni i kufirit: Një marrëveshje e përkohshme e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të heq prangat për liberalizim të vizave për BE për Kosovën. – Misioni UN në Kosovë: Misioni i UN në Kosovë është bërë pengesë në ndërtimin e kapacitetit të Kosovës gjithashtu edhe në dialog. Ky mision do të largohet.
Gjetje dhe rekomandime më të hollësishme janë përfshirë në raportin e plotë, i cili vijon./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...