Deputeti i CDU-së, Peter Beyer i ka shkruar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, i ka shkruar Mustafës duke i kërkuar qëndrim për Gjykatën Speciale.
Arbresh.info, merr vesh nga burimet e afërta me Isa Mustafën, se mesazhi i dërguar ishte pas lajmeve që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i kishte takuar ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.
“…Sipas informatave nga ambasadori jonë në Kosovës znj. Osmani ju ka thënë në një takim se partitë politike në Kosovë duan të shfuqizojnë bazën ligjore për Dhomat e Specializuara…, cili është qëndrimi i juaj për këtë…”, ndër të tjera i ka shkruar Beyer, Mustafës.
Isa Mustafa në letrën e kthyer e ka siguruar Peter Beyer se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë pjesë e një nisme të tillë dhe se e mbështet Gjykatën Speciale, duke shpresuar që të sjell drejtësi për atë që edhe është krijuar dhe se një veprim i tillë nuk do ti bënte mirë Kosovës, veçmas në procesin që po kalon vendin ynë.
Isa Mustafa e Peter Beyer u zotuan se kanë qëndrim të përbashkët për Gjykatën Speciale dhe rolin e saj, shkruan Arbresh.info.
Mustafa u shpreh i bindur se LDK-ja, asnjë here nuk do të bëhet pjesë e ndonjë nisme që nënkupton shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ky komunikim i Mustafës dhe Beyer u bë gjatë javës.
Deputetit të CDU-së, Peter Beyer, arbresh.info, i ka përcjellë pyetjet rreth këtij komunikimi dhe se sapo të konfirmohet kjo bisedë do të publikohet e plotë.
Mirëpo për këto letra të shkëmbyera në mes Mustafës e Peter Beyer nuk është në dijeni kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Në një prononcim për arbresh.info, Bekim Kupina këshilltar për media i kryetares së Kuvendit, ka thënë se Osmani nuk është e njoftuar, ata madje janë shprehur se Osmani është e bindur që nuk ka kërkuar nga ambasadorët që të shfuqizohet Gjykata Speciale dhe se një kërkesë e tillë nuk është shprehur nga Osmani duke ju referuar kërkesave të partive politike.
“Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani nuk ka asnjë informatë se për çfarë letre është fjala. Ndërkaq sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, kryetarja Osmani e ka bërë të qartë se nuk e ka thënë një gjë të tillë”.
LDK është anëtare e EPP-së është e një rëndësie të veçantë pasiqë EPP është organizata politike më e madhe në Evropë dhe anëtarët tjerë të EPP-së nga vendet tjera evropiane, siç është CDU e Gjermanisë e udhëhequr nga Kancelarja Merkel./Arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...