Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes, në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info, bëhet e ditur se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.
Arbresh.info mëson se viktima është i afërmi (xhaxhai) i Prindon Sadriut – burrit të presidentes Vjosa Osmani.
Ndryshe, rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.
Ndër të tjerat, Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj për Arbresh.info.
Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.
“I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
KFOR-i dhe policia ushtarake zvicerane zhvilluan trajnime pë...
Arrestimi i 15 vjeçarit me armë në Tiranë, pezullohen nga pu...
Smith Jr pati shifra magjike ndaj Yllit, shpallet MVP i javë...
Trepça dhe Barro ndajnë rrugët, kampionia gjen menjëherë zëv...