Pas një ore pritet të përfundoj intervistimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga Prokurori I Specializuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Burime ndërkombëtare të portalit arbresh.info, kanë bërë të ditur se intervistimi i Thaçit është në përfundim e sipër dhe I njëjti pritet të dal nga intervistimi pas një ore.
Ndryshe, kanë kaluar më shumë se 3 orë që nga futja e Thaçit në objektin e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku do të intervistohet për dyshimet për përfshirje në vrasjen e afërsisht 100 personave.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.
Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara./arbresh.info
LEXO EDHE :
Fjalët e fundit të presidentit Thaçi para Speciales: Besoj në drejtësi
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...