EKSKLUZIVE| Miroslav Lajçak javën tjetër në Kosovë, flasin nga zyra e tij

07:55 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për  dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të javës së ardhmes pritet të vizitojë Kosovën.

Arbresh.info mëson nga burimet e sigurta diplomatike që Lajçak vjen në Kosovë për të biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Arbresh.info, mëson se Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë.

Lajaçak vizitën në Kosovën e kishte paraparë edhe gjatë kësaj jave por që i njëjti e ka anuluar pa i bërë të ditura arsyet.

I dërguari i BE-së, për dialogun vjen në Kosovë edhe për temën e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, raporton Arbresh.info.

Serbia po vazhdon të këmbëngulë për të rihapur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që pala e Kosovës tashmë ka deklaruar se kjo është temë e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet për të.

Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka shprehur qëndrimin duke thënë se në zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të merret parasysh edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Pas vizitës që Lajçak do t’i bëjë Kosovës e Serbisë, prite që të rinisë procesi i dialogut në Bruksel.

Arbresh.info ka kontaktuar me zyrën e tij për të mësuar më shumë rreth kësaj vite por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

“Ne nuk japim asnjë detaj apo komente për agjendën e punës dhe aktivitetet e Lajčák, pasi që takimet, thirrjet telefonike / video ose vizitat që shkëmbehen me partnerët e tij brenda BE-së ose në rajon, nuk janë ngjarje mediatike por bëjnë pjesë në punën e tij të përditshme”, kanë thënë nga Zyra e Lajçak për Arbresh.info.

Se roli i Bashkimit Evropian në procesin e dialogu është i rëndësishëm tashmë po e pranon edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së fundi është shprehur mjaftë kritik në lidhje me procesin e ndërmjetësuar nga BE.

“Në një takim në Bruksel, nga z. Lajçak u informova për qëllimin e lehtësuesit që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje finale, që nënkupton njohje reciproke”, është shprehur Thaçi pas takimit.

Lajçak ishte në Kosovë më 16 qershor ku pati takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve politike në vend, para se të fillonte edhe zyrtarisht ndërmjetësimin e negociatave Kosovë-Serbi, pas një bllokimi për rreth 20 muajve./arbresh.info/

Flet për arbresh.info David Phillips| Skemë afatesh për negociatat, roli i Rusisë, dhe kushtëzimet që BE-ja duhet t’i bëjë Serbisë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme