Fiks në javën e dytë të punës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet me presidentin, Hashim Thaçin.
Burimet e Arbresh.info, brenda presidencës kanë bërë të ditur se i pari i shtetit javën tjetër ka planifikuar një takim me shefin e qeverisë, Avdullah Hotin.
Takimi me kryeministrin e ri do të bëhet me qëllim të dakordimit të politikave të jashtë e të brendshme, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që të nisë menjëherë bashkëpunimin me qeverinë e re.
Gjatë së enjtes në intervistën e parë si kryeministër, Hoti ka deklaruar se është i gatshëm për takim me Thaçin, duke thënë se duhet të krijojnë raporte të mira si institucione që duhet të marrin përgjegjësin që ju takon në të mirën të vendit./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK