19 vjeçarja Ukrainase, Alina së shpejti pritet ti bashkohet familjes së saj në Francë pasi u shpëtua nga lufta në Ukrainë ku kishte mbetur e ngujuar për 10 ditë rresht, raporton arbresh.info.
Kosovari Esat Hamiti nga Hajvalia e që jeton në Francë për arbresh.info ka rrëfyer me detaje se si është nisur në Ukrainë më saktësisht në qytetin e Kievit për ta shpëtuar vajzën 19 vjeçare.
“Deri sa kemi shkuar në Kiev ka pasur shumë postblloqe dhe rruga për me arrit te Alina ka qenë mjaftë e vështirë. Ka pasur shumë kontrolle dhe ajo çka është me rëndësi është se gjatë rrugës kur kemi qenë duke shkuara Alina nuk ka mundur ta besoj që jemi duke ju afruar vendit ku ajo po qëndronte dhe deri në momentin kur na ka parë se jemi afruar ajo ka qenë çdo herë në dyshime”, rrëfeu Hamiti.
Sipas Hamitit gjendja në të cilën është gjendur Alina nuk ka qenë e mirë madje ai tha se ajo është traumatizuar shumë.
“Kur jemi taku me Alinen ajo ka qenë shumë e traumatizuar, bile gjatë rrugëtimit që kemi bërë se kemi hyrë edhe maleve nëpër gropa kur bike vetura Alina reagojke duke mëndu se është ndonjë bombë”, tha Hamiti.
Kujtojmë se Alina kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë:
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...