Plagosja e dy personave në Mramor të Prishtinës nga ana e policit SH.E, nga mbrojtja e viktimës Y.S, po shihet si arbitrare, raporton arbresh.info.
Portali arbresh.info merr vesh se do të hetohet edhe polici i përfshirë në këtë rast.
“Pritet arrestimi i policit që u përfshi në këtë rast”, thonë burime brenda policisë, për portalin arbresh.info.
Shkrepja e 11 plumbave mbrapa në shpinë dhe mos hetimi i policit në fjalë ka ngjallur reagime të shumta.
Avokati mbrojtës i viktimës Y.S, Asdren Hoxha në një intervistë për arbresh.info tha se janë totalisht të pakënaqur me ecurinë e kësaj çështje nga ana e dikastereve të drejtësisë.
“Jemi të pakënaqur shumë me qasjen e institucioneve lidhur me këtë çështje. Ne vlerësojmë që së paku është dashur të zhvillohen hetimet për të dy palët në këtë çështje, e jo në mënyrë, për mendimin tonë, krejtësisht selektive dhe po vlerësojmë se po bëhet një shfajësim i policit, përkatësisht duke qëndru Policia me Inspektoratin Policor në harmoni me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në dëm të të plagosurve,, e në favor të policit me arsyetimin se kinse ka vepruar në kuadër të mbrojtjes së nevojshme e që mbrojta e nevojshme është element i cili përjashton përgjegjësinë penale”, tha Hoxha.
Hoxha tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për mbrojtje nga ana e policit në fjalë pasi që dy viktimat janë qëlluar nga pas me plumba.
“Në këtë rast pa asnjë dilemë nuk bëhet fjalë për mbrojtjeje të nevojshme por po bëhet fjalë për vepër penale të kryer si vrasje e rëndë në tentativë ngase polici ka shtënë 11 herë në drejtim të të plagosurve ku i ka goditur në pjesë vitale të trupit përkatësisht ndër të tjera edhe në kokë ku si pasojë e këtyre goditjeve me plumbave ata janë shtrirë në spital dhe njëri nga ta ka qenë edhe në gjendje shumë të rëndë të dy kanë qenë në rrezik për jetë edhe pastaj me intervenimin e mjekeve është stabilizu gjendja”, deklaroi Hoxha.
Hoxha tha se janë duke kërkuar që të zhvillohen hetime edhe ndaj policit.
“Ne kemi kërku edhe po kërkojmë vazhdimisht drejtësi në këtë çështje përkatësisht të zhvillohet procedura hetimore ndaj policit të vlerësohen të gjitha rrethanat e jo në mënyrë arbitrare të vlerësohet çështja kaq shpejt dhe pa një hetim paraprakë”, tha ai.
Sipas avokatit Hoxha kjo që është duke u bërë për policin në fjalë është një amnisti e paarsyeshme dhe se rrezikon direkt sigurinë fizike dhe juridike të qytetarëve të Kosovës.
“Unë po i pyes gjithë opinionin e gjerë se a është në rregull dhe a është e logjikshme që një person në rrethana të tillë të mos procedohet penalisht si mund të quhet dëshmitarë një person i cili ka kry veprime të caktuara të cilat kanë sjell edhe rrezikimin e jetës së të tjerëve kjo për ne është një absurd i llojit të vetë kjo për neve është një befasi kjo për neve është diçka e re kjo për neve ndikon seriozisht në sigurinë fizike dhe sigurinë juridike të qytetarëve krahas personave që për shembull bartin uniformën blu, mendoj që është një lloj amnistie e paarsyeshme në raport me policin por mendoj që kjo nuk do të mbetet kështu. Pasi ti drejtohemi edhe njëherë IPK-së, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurorisë së Shtetit mendojë se do të ndryshojë qasja e sidomos edhe pas dëgjimit të të plagosurve të cilët ende nuk i kanë dhënë deklaratat e tyre shkaku i gjendjes së tyre shëndetësore me të vërtet është një çasje e cila brengos jo vetëm mu e familjen por besoj edhe opinionin e gjerë publik”, tha ai.
Tutje avokati tha se polici në fjalë ka qenë nën ndikim të alkoolit në momentin kur është kryer vepra penale.
“Polici ka qenë në një ndej private me shoqërinë e vetë të një komuniteti serb edhe ka veprua sigurisht edhe në gjendje të alkoolizuar sepse atu sipas deklaratav që kam informata janë mbledh dikur rreth orës 09:00 mëngjes ndërsa ngjarja ka ndodh diku rreth orës 14:30 që do të thotë se ata atu kanë konsumu pije të ndryshme ndër to edhe alkoolike edhe sigurisht që personi ka qenë edhe me promila në gjak në momentin kur është kry vepra penale përkundër të gjitha këtyre rrethanave që i përmenda më sipër ende nuk ka procedurë penale ndaj tij”, tha Avokati.
Ndërkaq në lidhje me këtë çështje Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se polici i përfshirë në incident do të jetë dëshmitar, ndaj të plagosurve hapet rast penal.
“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”, njofton IPK.
Kujtojmë se dy të plagosurit kanë marr njëri dy plumba dhe tjetri nëntë plumba./S.D/arbresh.info/
15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike