Ekskluzive: Hetime për korrupsion në Ministrinë e Infrastrukturës

14:53 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk po ndalen keqpërdorimet me tenderë nga menaxhmenti.

Siç është raportuar më parë për raste të shumta të keqpërdorimeve me tenderë në këtë ministri, e për të cilat kanë ngritur kallëzime penale për miliona në vitin 2015/2017, edhe më tutje vazhdojnë të jenë të mbyllura nga prokuroria.

Burime të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se menaxhmenti i ministrisë që udhëhiqet nga Lutfi Zharku është duke ushtruar presion përmes njerëzve me ndikim në Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, në mënyrë që këto raste të mbyllen “pa zhurmë”.

Nga po këto burime bëhet e ditur se janë duke u keqpërdorur komisionet për të ushtruar ndikim përmes anëtarëve të “përshtatshëm dhe të dëgjueshëm”, në mënyrë që të shpallen fituese kompanitë e afërta me LDK-në dhe ministrin Zharku.

Arbresh.info mëson se deri tani janë marrë në pyetje shumë zyrtarë, të cilët kanë deponuar deklaratat e tyre në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit.

Rasti më i freskët është hetimi që është duke u zhvilluar për një keqpërdorim të tenderit në regjionin e Gjilanit.

Në vazhdën e hetimeve, hetuesit e krimeve ekonomike janë duke intervistuar drejtorin e prokurimit Besim Tahiri./Arbresh.info

besim-tahiri

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme