“Hesapet” e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës vazhdojnë të mbajnë pezull arritjen e një marrëveshjeje me partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.
Burime brenda ekipeve negociuese të marrëveshjes i kanë thënë arbresh.info se edhe çështja e Presidentit hynë në këtë mes.
“Nënkryetarët e LDK-së, po ja atribuojnë humbjen Vjosa Osmanit, duke synuar poste udhëheqëse”, thotë ky burim për arbresh.info.
Deri më tani ekziston një dakordim i LDK-së për disa pozita.
“Isa Mustafa të bëhet President. Lutfi Haziri të marrë drejtimin e partisë”, janë disa nga dakordimet e pa finalizuara ende.
Në mesin e gjithë këtyre “pazareve” brenda vetë LDK-së, edhe Agim Veliu ka kërkuar “hise” në qeverisjen me Vetëvendosjen.
“Agim Veliu po kërkon Ministrinë e Brendshme”, thotë ky burim për arbresh.info.
Po ashtu, bëhet e ditur se Vetëvendosje dhe LDK-janë shumë afër arritjes së një marrëveshje nëse arrinë të qartësohen “hesapet” brenda LDK-së.
Sipas këtyre informacioneve, në rast të një dakordimi në lidhje me Presidentit, Vetëvendosje nuk i garanton LDK-së 2/3 e kuorumit.
Për më tepër, në kohën kur do të bëheshin këto ndryshime, sipas marrëveshjes, një ministri do t’i kthehet Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, se posti i Presidentit nuk mund të jetë i sigurtë e thonë edhe njohësit politik.
“Unë besoj që posti i Presidentit është shumë pezull pasi dihet që Presidenti duhet të votohet nga 80 deputetë. Kjo puna e Presidentit kërkon një marrëveshje më të gjerë se sa LDK-VV. LDK-ja e dinë që mundet mos me marr Presidentin kur të vjen koha, andaj kërkon më shumë ministri se e dinë që është diçka që nuk arrihet lehtë”, thotë për arbresh.info analisti Shkodran Ramadani.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, vlerëson se ambiciet për pushtete po dalin të jenë çdo gjë për LDK-në.
“LDK nuk duhet në këtë mënyrë që përmes ambicieve për pushtete të neglizhojë votat dhe vullnetin e qytetarit. Ata po thirren në një marrëveshje dhe politikbërje ndryshe, por kjo nuk po ndodh pasi që ambiciet për pushtet po dalin të jenë çdo gjë për LDK-në”.
Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk sqarojnë publikisht detaje të negociatave, përveç se do të intensifikojnë takimet për arritjen e një marrëveshje./arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...