Google ADS

EKSKLUZIVE/ Gjendet edhe një trup i pajetë, një autoblindë dhe një veturë e mbushur me armatim në veri

21:25 | 25 Shtator 2023
E.G

Është gjetur edhe trupi i personit të katërt, i cili kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës mëngjesin e së dielës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Arbresh.info brenda Policisë së Kosovës, teksa shtojnë se është gjetur edhe një autoblind ashtu si dhe një veturë e mbushur me armatim.

“Nga informatat në terren mësojmë se është gjendur një autoblind dhe po ashtu një veturë e mbushur me armatim. Gjatë kërkimit malor në zonën e konfliktit është gjetur edhe një trup i vdekur i cili pritet për t’u identifikuar”bëjnë të ditur burimet brenda PK-së./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme