Ekskluzive: Edi Rama nesër vjen në Kosovë

17:32 | 28 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër pritet që ta vizitoj Kosovën.

Arbresh.info mëson se vizita e tij ka të bëjë me situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Po ashtu nga burimet e arbresh.info bëhet e ditur se  kjo është edhe njëra ndër arsyet që presidenti Thaçi ka shtyrë adresimin e tij publik të cilin e kishte paraparë ta mbajë sot.

Shefi i qeverisë shqiptare nesër do të takohet me Presidentin e Kosovës, Kryeministrin Hoti dhe me liderët e partive politike.

Edi Rama e Hashim Thaçi do të dalin bashkë në adresimi publik, raporton Arbresh.info.

Arbresh.info do te ju mbaj të i formuar lidhur me takimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme