Kryeministri i Malit të Zi pritet të emërohet shqiptari Dritan Abazoviç.
Burime të arbresh.info kanë bërë të ditur se ky është edhe kushti kryesor i Abazoviçit për të hyrë në qeveri me partitë serbe.
Po ashtu, arbresh.info merr vesh se Abazoviç përveç përkrahjes së shqiptarëve, ka edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.
“Kryeministër i Malit të Zi do të jetë Abazoviçi, i cili e ka qit këtë si kusht, për arsye se ai është i vetmi njeri që mund ta dërgoj Malin e Zi përpara dhe ka përkrahjen e ndërkombëtarëve”, bëjnë të ditur burime të arbresh.info.
Ndryshe, Dritan Abazoviç në një prononcim për media shqiptare kishte deklaruar se atij i takon çelësi i formimit të qeverisë malazeze.
“Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare. Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë. Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e eksperteve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, ishte shprehur ai
Zgjedhjet në Malin e Zi janë mbajtur të dielën dhe pas numërimit të shumicës së votave tri koalicionet opozitare në Mal të Zi: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga partia Fronti Demokratik, “Paqja është kombi ynë”, i udhëhequr nga Demokratët e Alleksa Beçiqit, dhe “E zeza në të bardhë”, i udhëhequr nga Dritan Abazoviq, kanë fituar së bashku 41 mandate të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, nga gjithsej 81./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...