Ministria e Diasporës të cilën e udhëheq ministri Dardan Gashi po përballet me keqpërdorime të parasë publike.
Arbresh.info ditë më parë pati raportuar për Drejtorin e Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci i cili ka keqpërdorur udhëtimet zyrtare.
Lipoveci i cili është kryetari i Komisionit Disiplinor në këtë ministri sipas informatave të portalit, ai në mars të këtij viti kishte bërë një udhëtim së bashku me Ministrin Gashi në Toronto për një vizitë zyrtare që kishte të bënte me një aktivitet për investimet.
Lipoveci ishte akomoduar në hotelin ‘InterContinental Toronto Yorkville’ në Toronto.
Sipas informatave të portalit nga hoteli në fjalë, dhoma më e shtrenjtë në këtë hotel është 579 dollarë. Ndërsa Lipoveci në këtë hotel kishte qëndruar katër net ku kishte paguar dhomën me këtë çmim apo siç shkruan në fatura dhomë suitë. Pra për katër net ai ka paguar 2 mijë e 316 dollarë kanadez. E po t’i kthejmë dollarët kanadez në euro i bie që Lipoveci ka paguar për një natë 373.50 euro apo për katër net 1 mijë e 494 euro.
Pas kthimit në Kosovë, Lipoveci kishte dërguar faturat në Ministrinë në të cilën punon dhe një gjë e tillë i ishte aprovuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje dyshohet se edhe fatura është e falsifikuar.
Ndërsa nuk dihet ende nëse keqpërdorimit të tij në këtë udhëtim i është bashkuar edhe vetë minsitri Dardan Gashi, pasi ishte me të.
Për të mos u ndalur me kaq, Avdyl Lipoveci kishte keqpërdorur edhe udhëtimin zyrtar që kishte bërë në Belgjikë në prill të vitit të kaluar. Ai ishte akomoduar në ‘Hotel Den Grooten Wolsack’ dhe do të paguante për një natë 180 euro. Lipoveci aty kishte qëndruar tri net ku shuma që duhej të paguante ishte rreth 550 euro.
Mirëpo, Lipoveci nuk kishte paguar asnjë nga netët që kishte qëndruar në këtë hotel. Sipas informatave të sigurta, ai u kishte thënë stafit përkatës të hotelit se këtë faturë do ta paguante pas një muaji. Ndërsa me t’u kthyer në institucionin ku Lipoveci punon kishte plotësuar vetë faturën duke e arsyetuar tek personat përgjegjës. Por, kjo doli të jetë falsifikuar pasi që Arbresh.info mëson se këto ditë në Ministrinë e Diasporës kishte shkuar një email nga hoteli në fjalë se zyrtari i lartcekur nuk kishte bërë pagesën e akomodimit. Madje në email shkruante se për një natë ai duhej të paguante 150 euro, pra 30 euro më pak sesa që e kishte paraqitur në faturë Lipoveci.
Kështu Lipoveci ka keqpërdorur dy pozita, atë si drejtor i këtij departamenti dhe si kryetar i komisionit disiplinor.
Portali Arbresh.info ka kërkuar edhe zyrtarisht qasje në këto fatura, madje është kaluar afati kohor i paraparë me ligj për qasje në dokumente zyrtare. Përgjigja që kanë dhënë zyrtarët e kësaj ministrie për portalin është se zyrtari i cili merret me qasje në dokumente publike është në pushim vjetor dhe nuk e zëvendëson askush./Arbresh.info
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...