Bashkimi Evropian po përcjellë nga afër zhvillimet në lidhje me zarfet që bënë për spital disa zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, i ka thënë arbresh.info se janë në pritje të zbardhjes së plotë të këtij rasit.
“Ne kemi parë raportet në lidhje me numërimin e fletëve të votimeve nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim”, thotë Kocijançiq për arbresh.info.
Ajo shton se Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën. Ky mision kishte qindra zyrtarë që kishte angazhuar për monitorim të zgjedhjeve nacionale të gjashtë tetorit.
Gjatë prezantimit të gjeturave, ky mision kritikoi procesin elektoral i zhvilluar në veri të vendit.
LEXO Edhe: Nuk gjendet sindromë infeksioze te të helmuarit gjatë numërimit të votave
Sipas zyrtarëve të Shërbimit Spitalor të Kosovës personat që janë trajtuar nuk kanë janë të helmuar, dhe paralajmëruan lirimin e tyre gjatë ditës së sotme.
Hetim të detajuar ka kërkuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në lidhje me zarfet e ardhura nga Serbia.
Prokuroria e Shtetit aktualisht është duke pritur rezultatet e një ekzaminimi ndërkombëtarë të këtyre zarfeve./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...