Ekskluzive: Arsyeja e largimit të Ismet Munishit nga Vëllaznimi

15:26 | 10 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ismet Munishi ka konfirmuar largimin nga Vëllaznimi.

Trajneri prishtinas i ka dhënë fund kohës së tij te klubi kosovar pas xhiros së 14-të në Superligë, shkruan portali arbresh.info.

Për portalin arbresh.info, Munishi ka treguar se çfarë qëndron prapa këtij largimi të papritur nga “Intelektualët”.

“Jam lodhë, kjo është arsyeja. Dua të shkoj në pushime”, ka thënë fillimisht Ismet Munishu.

“Probleme të brendshme”, është përgjigjur thjeshtë kur është pyetur rreth arsyes së largimit.

Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Superligës me 21 pikë pas 14 ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme