Gazetari Ekrem Krasniqi i cili vepron në Bruksel, ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian po tentojnë që çështjen e liberalizimit të vizave ta tregtojnë me zotimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e asaj që ka nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 që ka të bëje më asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se sipas burimeve diplomatike që i ka, edhe shteti i Gjermanisë është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Takimi i sotëm nuk ka qenë vetëm për çështje me interesat e Kosovës, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe interesat e Bashkimit Evropian lidhur me gjashtë vendet e rajonit”.
“Unë nuk kam parë ndonjë risi nga takimi i sotëm i ministrave të jashtëm – ata kanë përsëritur se 27 vendet e BE-së e ripërsërisin qëndrimin e tyre për integrim në Ballkanit Perëndimor – nuk është ndonjë risi që kemi dëgjuar sot”.
“Vendet e BE-së po tentojnë që çështjen e vendimit të vizave ta tregtojnë me zotimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimet e asaj që është nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Ai ka theksuar se nuk është vetëm shteti i Francës që është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, por sipas tij janë së paku katër shtete.
Sa i përket liberalizimit, duhet pritur zgjedhjet që do të zhvillohen në Francë.
“Franca, Danimarka, Holanda – për befasi edhe Gjermania. Emrin e Gjermanisë e kam nga dy burime diplomatike që jetojnë dhe veprojnë në Bruksel”.
“Këtë e thonë diplomatët e qeverisë së Kroacisë në Bruksel dhe të Holandës”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...