Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK-së në Podujevë

Delegatet e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Podujevë, kanë zgjedhur sot pasdite Ekrem Hysenin kryetar të kësaj dege. 90 delegatë votuan pro zgjedhjes së Hysenit. Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Podujevë, në procesin e brendshëm zgjedhor, që ka filluar në nivel të Kosoves, në Lidhjen Demokratike të Kosovës.