Me 90 vota pro, delegatet e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Podujevë, kanë zgjedhur sot pasdite Ekrem Hysenin kryetar të kësaj dege.
Hyeseni ka falënderuar të gjithë mbështetësit për besimin që ia kanë dhanë.
“Pas një procesi të rregullt, demokratik, e me pjesëmarrje masive, sot me një kuvend madhështor, përmbyllëm një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor ku morën pjesë mbi 1400 anëtarë të shtëpisë tonë politike LDK”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai tha se gjithë procesi u zhvillua konform rregullave të miratuara nga organet e partisë dhe për rrjedhojë në degë nuk kishte asnjë ankesë të vetme.
“Falënderoj strukturat tona për një punë të madhe. Uroj të gjitha strukturat e zgjedhura dhe falënderoj ato që me sukses përfunduan mandatet e tyre”, ka thënë ai.
“Falënderoj në mënyrë të veçantë delegatët e degës që me bindje të lirë e sovrane me dhanë besimin për ta udhëhequr LDK-në e Llapit drejt fitoreve”, ka shtuar më tej Hyseni./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit