Google ADS

Ekonomistët: Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, sjell zhvillim ekonomik

14:54 | 29 Qershor 2024
K.B

Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, do të jetë një hap që do t’i sjell zhvillim të dyja vendeve. Kështu vlerësojnë ekonomistët, duke theksuar se dy të shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin edhe më shumë.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, do t’u sjellë benefite të dyja vendeve për t’u zhvilluar edhe më shumë, duke u bërë një vend transit për shërbimet e mallrave. Duke folur për Radio Kosovën, ekonomisti Erton Bega, vlerëson se ndërtimi i atij rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike- gjeopolitike.

“Ka një rëndësi të madhe strategjike ekonomike dhe synohet të vije deri kah Peja dhe rajoni i Dukagjini e të lidhet me Prishtinë. Njëkohësisht edhe transporti i mallrave është më i lirë, ndotja e ambientit është më e vogël, pra ka disa benefite të cilat vinë, por projekti më Shqipërinë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike-gjeopolitike, sepse e faktorizon Shqipërinë por edhe Kosovën me marrëveshjet e tjera”, tha Bega.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu  thotë se bashkëpunimi në mes të dy shteteve duhet të ngritet edhe më shumë, edhe pse janë bërë shumë investime në infrastrukturë.

“Rruga e Kombit e ka lehtësuar komunikimin, qarkullimin dhe rritjen e aspektit të bashkëpunimit ekonomik, dhe besoj që hekurudha do ta përmbush një mozaik të ëndërruar dhe të pritur me gjenerata për tu ofruar me Shqipërinë. Ky projekt ka një rëndësi multidimensionale, në aspektin politik, strategjik, ekonomik, integrues”, tha Gërxhaliu.

Ekonomistët vlerësojnë se hekurudha Durrës-Prishtinë, do të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor, në ekonomi, partneritet dhe zhvillim. Për këtë projekt kanë filluar studimet e fizibilitetit dhe pritet të hapet konkursi për kompanitë që do të realizojnë projektin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme