Ekipi negociator, vetëm për takime konsultative

08:11 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Dy bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti të martën në Bruksel do ta takojnë ekipin e ndërmjetësueses Federica Mogherini. Por edhe ky takim do të jetë vetëm konsultativ, madje as anëtarët e ekipit negociator nuk e dinë saktësisht se për çfarë do të bisedojnë me kabinetin e Mogherinit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator të Kosovës Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti për herë të dytë prejse kanë marrë këtë detyrë do të udhëtojnë për në Bruksel ku të martën do të takojnë ekipin e ndërmjetësueses së dialogut Federica Mogherini. Edhe ky takim sikurse ai i datës 8 janar pritet të jetë vetëm konsultativ, ndërsa as anëtarët e këtij ekipi nuk e dinë se çka do të diskutohet saktësisht.

Opozita vlerëson se dialogu “ka vdekur” që nga kushtëzimi i Serbisë për vazhdim të dialogut me heqje të taksës. megjithatë opozitarët nuk presin rezultate të favorshme për Kosovën nga dialogu me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj ditë më parë ka thënë për mediet në vend se të martën së bashku me Shpend Ahmetin do ta takojnë ekipin e Mogherinit dhe se do të jetë një takim përgatitor për dialogun.

“Të martën kemi takim me kabinetin e Federica Mogherinit. Në takim nuk do të jetë Mogherini. Më shumë është një takim parapërgatitor për dialogun. Takimi është thirrur nga BE-ja. Do të shkojmë unë e Shpendi dhe mund të ketë një përfaqësues nga Presidenca”, ka deklaruar Lima

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme