Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të bëjë një Ekip Uniteti me përfaqësues të partive politike për të zhvilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Sipas ministres në largim, Edita Tahiri, kjo iniciativë e Thaçit ngjason me bisedimet në Vienë të cilat atë kohë ishin zhvilluar mes presidentëve.
Tahiri në një intervistë për “Indeksonline” ka thënë se Bashkimi Evropian tashmë është bindur se dialogu duhet të hyjë në fazën finale, andaj edhe kanë filluar përgatitjet rreth kësaj çështje.
“Qëkur kemi kërkuar nga BE-ja të hyjmë në fazën përfundimtare të dialogut, ne veç kemi filluar këtë debat. Tani presidentit me Kushtetutë i takon të mbrojë unitetin dhe në delegacion në Vjenë, presidenti i ka udhëhequr bisedimet dhe këtë e kemi menduar edhe tash. Fjala është për një delegacion që do të përfshinte gjitha institucionet, por edhe spektrin politik të përfaqësuar në parlament, opozitën dhe pozitën”, ka thënë ajo.
Sipas Tairit, në këtë kuadër kanë filluar përgatitjet sepse edhe BE është e bindur se dialogu duhet të hyjë ne fazën përfundimtare dhe të mos jetë i gjatë siç ka qenë 6 vite, por i shkurtë me afate kohore dhe të mbyllen armiqësitë mes dy shteteve dhe të nisë një kapitull paqeje.
“Ne e kemi bërë të qartë se paqja mund të arrihet me njohjen reciproke të dy shteteve”, ka thënë ajo.
BE e bindur se dialogu duhet të kalojë në fazë përfundimtare
Brukseli në vitin 2015 kishte pranuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për të kaluar në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë. Takimet që kanë nisur në nivel presidentësh janë pikërisht hap drejt kësaj faze.
“Në vitin 2015 kemi dorëzuar në BE dokumentin e qëndrimeve tona lidhur me fazën përfundimtare. Që nga ajo kohë si Qeveri i kemi bërë të njohur Brukselit që ka ardhur koha për fazën finale. Këto takime që po mbahen në nivel të presidentëve po tregon që BE po bën përgatitjet që të fillojë kjo fazë dhe për të ndodhur kjo së pari duhet të përgatitet agjenda, cilat tema do të bisedohen. Kjo po ndodhë si një lloj diskutimi që më vonë do të finalizohet”, ka thënë ajo
Pse nuk u formua më herët Ekipi i Unitetit?
Tahiri ka folur rreth çështjes se pse nuk është formuar më herët një Ekip i Unitetit, duke thënë se asnjë nga liderët e partive nuk i ishin përgjigjur ftesës së saj për të qenë pjesë e delegacionit në Bruksel.
“Prej kohës kur unë jam emëruar si kryenegociatore, gjithë spektrit politik në Parlament u pata dërguar ftesa liderëve, edhe atyre të opozitës. Por, nuk i janë përgjigjur ftesës që të jenë pjesë e delegacionit. Përveç LDK dhe AAK e kishin mbështetur në Parlament nisjen e dialogut”, është shprehur ajo.
Tutje, Tahiri ka shtuar se përfundimi i dialogut pritet të vendose paqe dhe qetësi mes dy shteteve përmes njohjes reciproke si shtete, si nga ana e Kosovës, ashtu edhe e Serbisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...