Google ADS

Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e Federatës së Punëtorëve të Kosovës

17:56 | 18 Nëntor 2023
E.K

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të garave të cilat organizohen nga Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës ata janë shpallë kampion.

“Policia e Kosovës edhe përmes sportit e kulturës, tregoi se kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë vlerash kemi si institucion dhe si zyrtarë policorë, ku edhe një herë në garën e fortë të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, flamuri i Policisë së Kosovës u ngrit aty ku e ka vendin/KAMPION!”

“Policia e Kosovës, me lojtarët e saj të disiplinuar e të përkushtuar, treguan se gëzojnë merita të larta duke u shpall Kampion, pasi përfunduan kampionatin pa asnjë humbje! Këtë vit sikur asnjëherë më parë festuan bashkë Policia e Kosovës me FSK-në, pasi ekipi i Policisë se Kosovës u shpall kampion në ligën e Federatës të Punëtorëve të Kosovës, kurse ekipi i FSK-së e fitoi kupën në ligen e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin.

Tutje, ata kanë shtuar se pas përfundimit të garave kanë festuar së bashkë “ashtu siç u shërbejnë bashkë në interes të qytetarëve e vendit, ashtu siç na duan qytetarët tanë të Republikës së Kosovës”./Arbresh.info

Të ngjashme