Google ADS

Ekipi i FSK-së renditet i 5-ti në garën e snajperistëve në Turqi

23:41 | 28 Qershor 2022
L G

Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vendin e pestë në garën e snajperistëve të mbajtur në Egirdir të Turqisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan arbresh.info.


Mehaj në Facebook shkruan se snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate shumë të larta në Republikën e Turqisë, shkruan arbresh.info.

“Në Garën Ndërkombëtare Tradicionale “Ekipi më i mirë i snajperistëve’2022” e cila u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, ekipi i FSK-së arriti rezultate të larta, ku nga 26 ekipe të 12 forcave të vendeve pjesëmarrëse, zunë vendin e pestë. Kjo garë çdo vit bënë bashkë ekipe elite të snajperistëve nga forcat e vendeve të ndryshme të botës”, shkruan Mehaj.

Kjo garë  sipas tij, çdo vit bënë bashkë ekipe elite të snajperistëve nga forcat e vendeve të ndryshme të botës./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Krenar me ju, Shqiponjat tona!

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate shumë të larta në Republikën e Turqisë

Në Garën Ndërkombëtare Tradicionale “Ekipi më i mirë i snajperistëve’2022” e cila u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, ekipi i FSK-së arriti rezultate të larta, ku nga 26 ekipe të 12 forcave të vendeve pjesëmarrëse, zunë vendin e pestë.

Kjo garë çdo vit bënë bashkë ekipe elite të snajperistëve nga forcat e vendeve të ndryshme të botës.

Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe identifikim të armikut etj.

Ekipi i FSK-së dëshmoi fuqishëm përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe Republikën e Kosovës.
Vazhdojmë me sukseset e radhës!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme