Ekipet turke trajnojnë FSK-në në përdorimin e snajperit

19:06 | 7 Dhjetor 2024
R J

Vazhdon bashkëpunimi i Kosovës me Turqinë në aspektin e mbrojtjes.

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka deklaruar se qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

“Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, ka deklaruar Maqedonci.

Të ngjashme