Nesër në Kosovë nga ora 7:00 qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund t’i drejtohen kutive të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të nivelit qendror.
Të drejt vote kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë mbi moshën 18 vjeçare, shkruan arbresh.info.
Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një intervistë për portalin arbresh.info ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.
Elezi, thotë se për personat që nuk mund të dalin në vendvotime, janë ekipet mobile që shkojnë institucionet ose shtëpitë e tyre.
“KQZ do të mundësojë votimin edhe kategorive të ndryshme. Në ditën e zgjedhjeve KQZ do t’i dërgojë ekipet mobile për votimin e personave që janë gjithsej 96 ekipe mobile për këto kategori që i takon personave me sëmundje apo aftësi kufizuese, personat në spitale, personat e moshuar, të burgosurit”, tha Elezi.
Po ashtu në këto zgjedhje, sipas Elezit janë shtuar edhe 140 ekipe mobile që do të shkojnë në adresë të personave që janë pozitiv me Covid-19.
“140 mobile që do të shkojnë në adresat e qytetarëve që janë me Covid-19”, u shpreh ai.
Po ashtu këto kategori janë të përcaktuara edhe me ligj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këtu përfshihen: Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia; Personat në spitale, Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit; Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor; Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.
Kush ka të drejt të votoj?
Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje nëse, i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese:
1) Është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Civil.
2) Banon jashtë Kosovës në, apo pas 1 janarit 1998.
3) Ka fituar statusin e refugjatit në, apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës.
Në anën tjetër, asnjë person nuk mund të votojë nëse është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, nëse është i akuzuar nga Tribunali, dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit si dhe është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.
Ndryshe, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të jashtëligjshme votën e deputetit Etem Arifi pas ankesës së Vetëvendosjes.
Ky vendim i Kushtetueses bëri që Qeveria Hoti të bie dhe vendin të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme/arbresh.info/M.Avdimetaj/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...