Google ADS

Ekipet e FSK-së në Turqi nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

22:10 | 8 Shkurt 2023
E.H

Ekipi e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas shumë përpjekjeve ka arritur të nxjerr të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.

Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona.

Ndërsa kujtojmë së pak orë më parë ekipi i FSK-së ka nxjerrë nga rrënojat të gjallë një vajzë dy vjeçare./arbresh.info/

Lexo edhe:

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme