Ekaterina Trendafilova, do të vazhdojë të jetë prap kryetare e Gjykatës Speciale.
Ajo është emëruar kryetare e këtij institucioni të Kosovës në Hagë edhe për katër vite të tjera.
Riemërimin e saj në këtë pozitë e ka bërë shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, shkruan arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim, Trendafilova ka shprehur mirënjohjen për besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore.
Ajo, ndër të tjera ka deklaruar se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ekaterina Trendafilova është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria.
Ajo është emërua si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës në dhjetor 2016 dhe mori detyrën të cilën e filloi më 12 janar 2017./Arbresh.info
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës