Ekaterina Trendafilova emërohet edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Gjykatës Speciale

18:03 | 13 Dhjetor 2024
R J
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se gjykatësja Ekaterina Trendafilova është emëruar edhe për një mandat në krye të Gjykatës Speciale.

Mandati i saj do të jetë katërvjeçar, duke filluar nga data 16 dhjetor, meqë mandati aktual i skadon të dielën.

Në njoftimin e lëshuar nga Specialja thuhet se Trendafilova ka thënë se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe  se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”.

“Kryetare Trendafilova u shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë gjykatësve të DHSK-së, Administratores dhe gjithë personelit të Gjykatës, që punojnë në mënyrë të palodhur për të përmbushur mandatin e DHSK-së me profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme