Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, ku ministri i deritashëm i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj i dorëzoi detyrën e tij ministrit të ri të Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci.
Me këtë rast, ish-ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, ministrit Maqedonci, duke u shprehur i bindur se të arriturat e deritashme të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejtë përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë.
Në këtë ceremoni, Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi lart punën e deritashme, kontributin e të arriturat e Ministrisë gjatë kohës sa z.Mehaj ishte ministër.
Ministri Maqedonci pohoi se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, në përmbushje të objektivave dhe synimeve të Ministrisë, duke zhvilluar kështu një ushtri profesionale, bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...