Ka dy muaj që Prokuroria Speciale ka arrestuar Shemsi Garajn, i nacionalitetit egjiptian, me dyshimet për krime të luftës të kryera në rajonin e Klinës gjatë kohës së luftës.
Sipas Prokurorisë Speciale, Garaj së bashku me vëllanë e tij Galan Garaj i cili ka vdekur ndërkohë, dhe 7 persona të tjerë në mesin e tyre edhe serbë dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, plagosje, rrahje, maltretime, djegie, plaçkitje dhe dëbim të popullatës civile nga lagjja “Tikvesh” në Klinë, raporton KTV.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Shemsi Garaj, në bashkëkryerje me të tjerët më 27 mars 1999 në lagjen Tikvesh, të armatosur dhe veshur me uniforma policore e ushtarake serbe, u kanë dhënë ultimatum 5 minuta banorëve që t’i lëshojnë shtëpitë, e pastaj i kanë rrahur, maltretuar, therur me thikë dhe djegur shtëpitë e banorëve civilë shqiptarë. Të pandehurit nuk kishin lejuar familjen Temaj të largohej nga shtëpia, i kishin dhënë flakë asaj dhe brenda shtëpisë ishte djegur Sofije Temaj 75-vjeçare, si dhe kanë therur me thikë të dëmtuarin Ramë Temaj dhe kanë rrahur Metush Temaj ”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndonëse sipas gjykatës, Garaj dyshohet se që nga viti 1999 gjendej në arrati, familjarët e të dyshuarit thonë se ai disa herë kishte hyrë në Kosovë pa ndonjë problem.
Ata mohojnë se familjari i tyre ishte në Kosovë gjatë luftës.
Sipas Miranda Garajt, babai i saj gjendet burgun e sigurisë së lartë dhe thotë se nuk i është lejuar marrja e terapisë për sëmundjen e tij.
Sali Mekaj, avokati i të dyshuarit Shemsi Garaj, ka thënë se mbrojtja ka dëshmi dhe alibi se klienti i tij nuk ishte në Kosovë, në periudhën kur dyshohet se ishin kryer këto krime.
KTV-ja ka kërkuar informata nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me hetimet për këtë rast, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë