Nga 11 marsi, besimtarët myslimanë në gjithë botën kanë filluar agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Përveç rëndësisë në aspektin fetar, nutricistët konsiderojnë se agjërimi ndikon pozitivisht edhe në organizmin e njeriut.
Nutricionsisti Bahri Sopa, tregon për Arbresh.info, përfitimet që ka trupi i njeriut gjatë procesit të agjërimit.
Sipas tij, efektet janë shumë pozitive dhe se gjatë agjërimit stabilizohet stresi.
“Efektet e agjërimit në trupin e njeriut janë shumë pozitive. Në rend të parë stabilizohet stresi. Për arsye se agjërimi mund të jetë si lloj adhurimi dhe si pjesë terapeutike, kur kombinohen këto të dyja menaxhohet edhe stresi për arsye se dihet se çfarë misioni dhe obligimi është”, thotë Sopa.
Nutricionisti numëron edhe disa procese që ndodhin në trupin e agjëruesve përgjatë këtij muaji.
“Përftimet shumë të mira në organizëm janë të llojllojshme. Për shembull pjesa e autofagjisë, kur organizmi fillon të gëlltit dhe të përpunojë materiet jo funksionale, efekti më i madh i atyre protonike. Pastaj procesi tjetër është pjesa e glukogjenesë që shumë persona frikësohen për shkak të rëndësisë së sheqerit. Është një proces që prej franckionit të yndyrave shndërrohet sheqeri në momente kur bien në vlera të ulëta, diku te vlera 2.7. Proces tjetër shumë i mirë është procesi i lipolizës, kur fillon pjesa yndyrore të digjet dhe të shfrytëzohet si karburant nga qelizat tona”, shprehet nutricisti.
Gjatë muajit të Ramazanit agjëruesit kujdes të shtuar duhet të tregojnë edhe me ushqimet të cilat i konsumojnë.
Sipas tij, agjëruesit duhet të ushqehen me ushqime natyrale dhe të pasura me karbohidrate, duke i lënë anash ushqimet e konservuara.
Ai përmend, kosin dhe lakrat turrshi, si dhe perimet, si disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e agjëruesve gjatë iftarit.
Për besimtarët myslimanë, Ramazani si muaji i shenjt i agjërimit, ka filluar më 11 mars në bazë të kalendarit hënorë dhe do të vazhdojë deri më 10 prill, ditën kur besimtarët e fesë islame do ta kremtojnë festën e Fitër Bajramit./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë heroin Liman Musliu ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...