Joseph: Edhe sa do t’i ecë ‘ekulibri’ i Vuçiqit që po i zëvendëson votat në OKB për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë?
Eksperti i çështjeve politike të Ballkanit Perëndimor, profesori Edward Joseph ia ka kushtuar edhe një shkrim situatës politike aktuale në Serbi, qëndrimin të saj për pushtimin rus të Ukrainës dhe çështjen e Kosovës.
Joseph në Twitter ka shkruar se Vuçiq tani do të ketë vështirë të mbajë ekuilibrin midis qëndrimeve pro-perëndimore dhe atyre pro-Putin.
“Me zgjedhjet serbe të përfunduara dhe zemërimin për mizoritë ruse në Ukrainë, si do të vazhdojë Aleksandër Vuçiq ‘ekulibrin’ e tij pro-Putin? Përgjigje: Ruani qetësinë (edhe pse nuk jeni) dhe vazhdoni të votoni për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Moska dhe Pekini – vendosin kufirin ndaj sanksioneve.”, shkruan Joseph.
Sipas Joseph, modeli të cilin po e ndjek Aleksandër Vuçiq dhe Serbia është i qartë. Ata po votojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe kjo nuk po e hidhëron fare Putinin.
Joseph me tutje shton se Serbia do të nënshkruaj marrëveshje për gazin me Moskën, pavarësisht zotimit që presidenti serb Aleksandër Vuçiq e kishte bërë në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në shtator të vitit 2020 në marrëveshjen me Kosovën të nënshkruar edhe nga ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Madje, sipas Joseph, Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje dhjetëvjeçare për gazin.
“Modeli është i qartë: Beogradi ka votuar për të tre rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër Rusisë, pa një vështrim nga Moska. Putin uroi Vuçiqin dhe foli me presidentin serb për “zhvillimin e partneritetit strategjik ruso-serb” dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike. Putin dhe Vuçiq biseduan për gazin, pasi kontrata e Serbisë me Gazprom përfundon muajin e ardhshëm. Ndryshe nga angazhimi i Shtëpisë së Bardhë i Vuçiqit për vitin 2020, për të diversifikuar furnizimet me energji, Beogradi ka dyfishuar gazin rus. Drejtori i Srbijagas parashikon negociata të shpejta dhe një marrëveshje dhjetëvjeçare.”, shkruan Joseph.
Eksperti i Ballkanit gjithashtu shton se as Pekini nuk është i hidhëruar me Beogradin për aq sa këta të fundit nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë.
“Ashtu si Moska, Pekini gjithashtu sinjalizon se është mirë me votat e Beogradit në OKB për sa kohë që “Serbia nuk i bashkohet sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë”, sipas të ngarkuarit me punë në në ambasadën e Kinës në Beograd. Zyrtari kinez elaboroi të gjitha rreziqet e sanksioneve për Serbinë.”, shprehet Joseph.
Gjithashtu ai i ka komentuar pretendimet e çmendura të presidentit serb Aleksandër Vuçiq se një avion luftarak i NATO-s iu afrua një fluturimi komercial të Air Serbia si pjesë e presionit perëndimor ndaj Serbisë.
Joseph përmend edhe faktin se si votuesit e Vuçiqit për arsye se ky i fundit po e mban ekuilibrin midis perëndimir dhe Rusisë, kanë votuar alternativa edhe më pro-ruse sesa ajo e Vuçiq, duke shtuar se ky i fundit tani duhet të negociojë seriozisht me Ivica Daçiq.
“Votat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk e ndryshojnë qëndrimin e Beogradit për luftën ose NATO-n. Të enjtën Vuçiq pretendoi se një “avion luftarak i NATO-s” iu afrua një fluturimi komercial të Air Serbia për në Moskë, edhe më absurde, ai e lidhi incidentin me presionin perëndimor mbi qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë. As me votat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara nuk e ndryshojnë prirjen e mediave kryesisht pro-ruse mbi luftën. Për hidhërimin e Vuçiq, votuesit serbë u përplasën me rusofilinë dhe ua dorëzuan disa vota parlamentare alternativave edhe më pro-ruse. Tani Vuçiq duhet të negociojë seriozisht me njerëz si Ivica Daçiq.”, tha Joseph, transmeton lajmi.net.
Ai ka komentuar edhe figurën e Ivica Daçiq, që nijhet ndryshe edhe si një nga politikanët serb më pro-rus dhe njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se Daçiq pretendon që Pekini dhe Moska e bllokojnë Kosovën në OKB si favor ndaj Beogradit, gjë që sipas Joseph nuk është e vërtetë.
“Daçiq pretendon (në mënyrë absurde) se aplikimi i sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë do të nënkuptojë humbjen e mbështetjes së Moskës mbi Kosovën. Në realitet, Moska dhe Pekini bllokojnë Kosovën për interesat e tyre, jo si favor ndaj Beogradit.”, shkruan Joseph.
Krejt në fund, ai thotë se: “Për momentin, Vuçiq duket se mendon se sharada e tij e ‘balancimit’ midis BE-së dhe Rusisë është e qëndrueshme, për sa kohë që ai mund të zëvendësojë votat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndaj Rusisë. A ka të drejtë?”.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është ndër liderët e paktë në botë pro-rus dhe pro-Putin. Pas rezultatit të zgjedhjeve në Serbi, duket se Vuçiqi pro-rus do të duhet të negociojë edhe me një tjetër politikan serb i cili është më pro-rus se ai vet, Ivica Daçiq. Të dy së bashku i takojnë idesë politike të Slobodan Millosheviqit, kriminelit serb që udhëhoqi krimet më të rënda ndaj popujve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe shqiptarëve të Kosovës. /Lajmi.net/
1/ With #SerbianElections over, and outrage over Russian atrocities in #Ukraine, how will @avucic continue his pro-Putin ‘balance’? Answer: Keep calm (even though you’re not) & carry on voting for #UNGA resolutions. #Moscow — and #Beijing — draw the line at #sanctions.
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 9, 2022
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...