Koalicioni K10 sot do të bëj lansimin e Platformës së Koalicionit të Organizatave për të Drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.
Visare Mujko-Nimani, zyrtare përgjegjëse e Programit UNFPA, tha se Koalicioni K10, përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.
“Lansimi i platformës online të K10” dhe për “Të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues”, është zhvilluar nga të gjitha organizmat që ka të bëjë me Shëndetin Seksual dhe Riprodhues”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
“Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA)”, tha ajo.
Sipas saj secila nga organizatat e plotëson njëra tjetrën. “Për fat të keq situata nuk është e mirë në fushën e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues”, theksoi ajo. Mujko-Nimani, bëri me dije se vetëm 14 % në Kosovë përdorin mjete kontraceptive. “Ka edhe aborte që mund të eliminohen, pra abortet po ndodhin ende”, tha ajo.
Mujko-Nimani, tha se edukimi seksual në shkollat e Kosovës është nevojë imediate. “Për dy apo tri vitet e ardhshme besoj se në Kosovë do të ketë mësime për edukim seksual”, theksoi ajo. Sipas saj Shëndeti Seksual dhe Riprodhues në Kosovë ende është pak temë tabu./RTK/
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...