Fëmijët e të miturit në Kosovë kanë mungesë të konsiderueshme të informatave për edukimin seksual.
Temë kjo që pak diskutohet në familje, gjithashtu as nuk mësohet për të në shkollë, raporton KTV.
Rasti i fundit i abuzimit seksual të një të miture nga Drenasi, ka vënë në pah nevojën që lënda e edukatës seksuale të futet në procesin mësimor.
Me ndryshimin e fundit të kurrikulës, edukimi seksual është futur si kapitull i veçantë në lëndën e biologjisë për klasat e gjashta, ku, deri para një viti, mësohej vetëm nga klasat e nënta.
Vetë arsimtarët thonë se temat që lidhen me seksin janë tema të sikletshme.
“Sivjet, me kurrikulë të re për klasat e gjashta një kapitull i veçantë për edukatën seksuale, është e rëndësishme, ajo AKA vlen të theksohet në familje duhet të nisë hapi i parë, thelbi është komunikimi brenda familjes, klasën e nëntë është një kapitull i gjithi që ka të bëjë me riprodhimin e njeriut dhe aty preket gjithçka. Janë tema të sikletshme, duhet të dihet të bëhet një paraprije për fëmijët që të dinë që s’po msojnë gjëra të ndaluara por që ju duhen për jetë, ja nisin të qeshura”, ka thënë Dëshira Borovci, arsimtare e Biologjisë.
Nxënësit thonë se ka mungesë të literaturës, por edhe të informatave nga vetë arsimtarët.
Për psikologët, edukata seksuale nuk është e trajtuar mirë nëpër shkolla.
Sipas tyre, kjo temë është ende tabu për shumicën e mësimdhënësve.
Derisa thonë se nëse ekziston një edukim i mirëfilltë, sidomos seksual, rreziqet për keqtrajtim seksual janë më të vogla.
“Është dashur të punohet me mësimdhënësit, temat e tilla janë ende tabu dhe e kanë problem një komunikim të tillë me nxënësit, është e pamundshme që nxënësit të marrin një edukatë seksuale, është dashur që të fillojë në kushte të mira në familje pastaj në shkolla, edukimi i mirë rreziqet janë më të vogla në rast se edukata dhe informimet jepen në mënyrën e duhur”, ka thënë Rukie Vllasa, psikologe.
Ndërkaq Linda Gusia, sociologe ka thënë se “këtë panik morale me përkthy në krijimin e mekanizmave të nevojshëm për mbikëqyrjen e pushtetit, për llogaridhënie, me pas mekanizma ku viktima ka me pas mundësi me fol e sigurt pa u riviktimuzu, mekanizma të cilët i dënojnë keqbërësit, mekanizma të pavarur”.
Rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Për rastin e fundit në Drenas, është protestuar të martën në Prishtinë , derisa një protestë tjetër është paralajmëruar për të premten në Drenas.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...