Edita Tahiri: Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja

22:17 | 23 Qershor 2022
E.H

Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku shpresohej se do të jepej drita e gjelbër për liberalizim të vizave për Kosovën.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nga samiti i BE-së në Bruksel pati lajme zhgënjyese, shkruan arbresh.info.

Me gjitha hipokrizitë e absurditetin që sipas saj ndodhi sa i përket vizave nuk duhet të humbet rruga drejt cakut.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shume hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme