Edita Tahiri: Qeveria i ktheu nga pavarësia në protektorat dy pikat kufitare në veri

10:58 | 3 Tetor 2021
V. S.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dy pikat kufitare në veri të vendit u kthyen nga pavarësia në protektorat.

Postimi i plotë:

SOT DY PIKAT KUFITARE NË VERI TË VENDIT U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT
Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo don të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rreshqitur mbrapa ne protektorat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme