Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri përmes një reagimi në profilin e saj në facebook ka mohuar se është sulmuar gjatë qëndrimit në veri të vendit, shkruan arbresh.info
Pasi u raportua nga mediet se një lokal në veri të vendit u sulmua derisa në të po qëndronte Edita Tahiri, ish-ministrja për dialog mohon sulmin.
Ajo ka shkruar se lajmi kinse është sulmuar është i rrejshëm.
Tahiri në këtë status po ashtu u lavdëruar për punën që ka bërë në dialogun e Brukselit, duke thënë se nga ai u vendos sistemi juridik-kushtetues i Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Ky është postimi i saj në facebook:
“Miq dhe media,
Ju bëjë me dije se është i rrejshëm lajmi i gjoja sulmit ndaj meje në veri të Mitrovicës.
Sot kam qenë pjesëmarrëse në një debat në Mitrovicën Veriore, prej orës 1100 deri në ora 1400, i njejti është transmetuar edhe nga Klan Kosova. Po ashtu kemi pirë kafe me Mimoza Ahmetaj, Ramadan Ilazin, Shpend Eminin, Florian Qehajen dhe Visar Piperku, me kënaqësi dhe pa kurrfar shqetësimi nga askush.
Nga Mitrovica jam larguar në ora 14:00 për Prishtinë. Gjatë shkuarjes dhe kthimit jam shoqëruar nga Policia e Kosovës, policë shqiptarë dhe serb,të cilët e kanë kryer punën në mënyrën më profesionale.
Atyre iu falënderova pas largimit nga Mitrovica, dhe po e bëjë edhe tani.
Po ashtu dua ta theksoj se ndihem krenare me punën që e kam bërë në dialogun Brukselit sepse fal këtij dialogu kemi jo vetëm policinë e shtetit tonë në veri të vendit por edhe gjyqësinë, doganat dhe kemi arritur të vendosim sistemin juridiko-kushtetues në pjesën veriore, që ishte cënuar nga Serbia për shumë vite pas përfundimit të luftës”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...