Në bazë të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit është në avantazh, prej ku pritet të marrë bindshëm fitoren.
Ndërsa, tashmë, janë numëruar 99.84% të votave nga KQZ, sipas statistikave deri tani Vetëvendsoje ka marrë 47.87%, PDK 17.40%, LDK 13.07%. Nga rezultatet e KQZ-së, AAK deri tani ka 7.42% të votave, kurse Nisma nuk e kalon pragun me 2.60%.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edita Tahiri, themelues e LDK-së, u shpreh se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e pritshme. Sipas saj, në Kosovë kishte humbur shpresa.
“Një fitore e tillë pritej. Për nivelin e votave nuk mund ta them, por pritej që do të jetë një fitore bindëse për disa arsye. Ka patur një zhgënjim të madh të popullatës për pjesën e progresit, sidomos në zhvillimin ekonomik, në çështjet e punësimit. Pak a shumë ka humbur shpresa për rininë, e cila më tepër shikon që të largohet nga Kosova se sa që të mbetet.
Me fjalë të tjera, zhgënjimi u rrit dhe ky ishte rezultati. Për mendimin tim, mirë që është demokracia, mirë që ka mundësi të ndryshojnë pushtetarët, në mënyrë që t’I jepet shans në këtë rast VV-së, që të provojnë qeverisjen.”
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...